Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Stërvitja “Defender Europe 25”, në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët
Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender ’25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot disa foto nga momentet e kësaj stërvitjeje, teksa theksoi se nëpërmjet saj konsolidohet ndërveprimi me aleatët. “Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”, shkroi Vengu në Facebook. Nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), kjo stërvitje shumëkombëshe do të përfshijë forcat e NATO-s dhe partnerë strategjikë, duke shtrirë aktivitetet nga Ballkani në disa shtete të tjera të kontinentit. Në zonën stërvitore në Bizë do të zhvillohen fazat më intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse dhe mbrojtëse në terrene të vështira, si dhe dislokime strategjike që testojnë gatishmërinë...