Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
103 vjet marrëdhënie diplomatike, ambasada amerikane: Jemi krenarë
Sot Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 103-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Ambasada Amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se ndihen krenarë për partneritetin e ndërtuar me Shqipërisë. Ajo thekson se dyja vendet duhet të çojë përpara përpjekjet për paqen, sigurinë dhe mirëqenien e përbashkët. “Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët”, shkruhet në postimin e ambasadës.