Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

Prokurori i posaçëm, Alfred Shehu, bëri me dije se SPAK kërkoi 11 masa sigurimi arrest me burg, të cilat janë pranuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shehu bëri me dije se nga masat e sigurimit, janë ekzekutuar për nëntë persona, ndërsa dy të tjerë vijojnë në kërkim. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit janë sekuestruar tetë automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenteve ku një pjesë e konsiderueshme e tyre konsiderohen me vlerë për hetimin dhe ka të dhëna për komunikimin kriminal të vetë personave nën hetim. “Janë zbuluar dhe kapur sasi lënde narkotike edhe gjatë vitit 2024. Nga ana e SPAK është dërguar në maj kërkesa për caktimin e masës së sigurimit për 11 persona dhe nga GJKKO është pranuar...