Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Më ndihmoni!”/ Tragjedia në Budva, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë
Tijana Radonjiç MAL I ZI- Një studente ka humbur jetën pasi hoqi rripin e sigurimit ndërsa bënte parashutë. Tijana Radonjiç, 19 vjeç, ishte me pushime në Budva të Malit të Zi, kur fluturoi në një lartësi prej 50 metrash. Pavarësisht se shërbimet e urgjencës nxituan ta gjenin, konfirmuan se ajo kishte vdekur. Pamjet rrëqethëse të Radnjiç, të cilat MailOnline ka zgjedhur të mos i publikojë, e tregonin atë të shqetësuar. Spektatorët e tmerruar në plazh thuhet se e kanë dëgjuar Tijanën të bërtasë vetëm pak çaste para rënies: Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!. Media lokale "Republika" tha se të tjerë e dëgjuan të bërtiste 'më ndihmoni'. Rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta, me disa media lokale që raportojnë se ajo kishte qenë duke filmuar...