Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Grupi Kastrati mbështet iniciativën e Fshatit SOS për botimin e librit “Pema Këngëtare”
Grupi Kastrati është bërë një nga mbështetësit kryesorë të iniciativës së Fshatit SOS për krijimin dhe botimin e librit “Pema Këngëtare”, me autore shkrimtaren e njohur për fëmijë Rovena Rrozhani. Libri është konceptuar jo vetëm si një produkt kulturor, por edhe si një mjet për të mbledhur fonde që ndihmojnë në përmbushjen e misionit të Fshatit SOS: kujdesi, edukimi dhe mirëqenia afatgjatë e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Në kuadër të kësaj nisme, Grupi Kastrati kontribuoi me blerjen e një numri të konsiderueshëm kopjesh të librit, të cilat do të dhurohen për fëmijë të tjerë në nevojë, duke sjellë për ta një mesazh solidariteti, kujdesi dhe ngrohtësie. Përveç mbështetjes financiare, kompania inkurajoi edhe punonjësit që të kontribuonin gjithashtu me blerjen sipas dëshirës, të librit dhe të...