Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ankimimi për rezultatin në Shkodër, PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmailit nga KAS: Është në kushte njëanshmërie
Përfaqësuesi ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Marash Logu, paraqiti sot një kërkesë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, ndërsa po shqyrtohet ankimimi i bërë për rezultatin zgjedhor në Shkodër. Në kërkesën e PD-së theksohet se prania e Ilirjan Rusmalit nuk garanton një proces të rregullt ligjor për palën ankuese, në drejtim të garantimit të parimit të paanshmërisë. Sipas PD-së “ky anëtar, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë presidentit të republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve dhe shprehjeve që ka përdorur në raport me përfaqësuesin ligjor të ankuesit, vlerësojmë se është në kushte njëanshmërie dhe si i tillë duhet të përjashtohet nga...