Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Iphone apo Samsung? Cili dominon listën e telefonave më të shitur në tremujorin e parë të vitit 2025
Apple dhe Samsung dominuan listën e dhjetë telefonave më të shitur për periudhën janar-mars, sipas raportit më të fundit të Counterpoint Research. Nga dhjetë telefonat më të kërkuar, nëntë ishin nga këto dy marka, ndërsa Xiaomi ishte e vetmja markë tjetër që arriti të hyjë në këtë renditje, raportojnë mediat ndërkombëtare. Modeli më i shitur ishte iPhone 16, i cili shënoi rikthimin e fortë të versionit bazë të iPhone për herë të parë që nga viti 2023. Ky telefon pati një performancë të lartë sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, si dhe në Japoni, ku shënoi rritjen më të madhe të shitjeve. Në vend të dytë renditet iPhone 16 Pro Max, ndjekur nga iPhone 16 Pro në vendin e tretë. Modelet e...