Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia Rrugore e Tiranës: 49 të arrestuar apo proceduar në një javë, vendosen rreth 14.500 gjoba
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar ndjeshëm kontrollet në rrugët e kryeqytetit gjatë javës së fundit, duke përdorur dronë, radarë, kamera inteligjente dhe prani të shtuar patrullash, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i këtyre kontrolleve: 49 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor, 15 prej tyre për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 4 persona janë kapur në kërkim për vepra të ndryshme penale. 40 automjete janë bllokuar për parregullsi të ndryshme. 21 leje drejtimi janë pezulluar. Janë vendosur gjithsej 14,495 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore bën apel për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e...