Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën”, Benet Beci prezanton drejtorin e ri të policisë bashkiake
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Me Saimir Rrustemin, nga sot nisim një rrugëtim të ri për Policinë Bashkiake. Para strukturave të policisë bëmë prezantimin e titullarit të ri dhe falënderuam Elton Myrtajn, i cili do të jetë sërish pjesë e ekipit tonë dhe që ka vënë bazat e funksionimit të këtij institucioni, i cili sot ka një imazh të ri në Shkodër. Jam i sigurt se eksperienca dhe profesionalizmi i Saimirit do të jenë një vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp,...