Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Detaje të reja mbi vrasjen e Pjetër Kazës në Tale, pista kryesore mbetet gjakmarrja
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur së fundmi në Lezhë. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi pë Syri Tv, shprehet se nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar ka pritur viktimën, Pjetër Kaza, për rreth një orë në këmbë në oborrin e banesës së tij, duke qenë në dijeni të orarit të kthimit të tij nga puna në minierën e Spaçit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës, ndërsa autori është larguar fillimisht në këmbë dhe më pas është zhdukur me një automjet në një zonë të afërt. Në kuadër të hetimeve, janë marrë në pyetje edhe anëtarë të një fisi tjetër, me të cilët familja Kaza është përfshirë në një sagë gjakmarrjeje që daton prej vitit 1994....