Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar
                            Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore. Më saktësisht, siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari. Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.