Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ukraina goditi bazat ruse, Moska pranon shkatërrimin e avionëve dhe akuzon Kievin: Sulm terrorist!
Disa orë pas sulmit të Ukrainës ndaj bazave ajrore ruse thellë brenda territorit të saj, Rusia pranoi sulmin dhe se disa nga avionët e saj u goditën. Rusia flet për “sulme terroriste” që u zmbrapsën dhe gjithashtu bën me dije se personat që morën pjesë në sulme janë arrestuar.Lexo edhe :Related Posts Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi Ukrainën për kryerjen e një “sulmi terrorist” kundër aeroporteve në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur. Ministria pretendon se sulmet ndaj aeroporteve të Ivanovos, Ryazanit dhe Amurit janë zmbrapsur dhe se një zjarr shpërtheu në Murmansk dhe Irkutsk, i cili tani është shuar. Disa pjesëmarrës të përfshirë në sulme janë arrestuar, pretendon pala ruse. Ministria e Mbrojtjes shton se disa avionë u përfshinë nga flakët pas sulmeve, por thekson se...