Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi
Dy ura janë shembur nga një shpërthim në Rusi, ku në njërën raportohet për 7 viktima edhe 69 të plagosur. Ura ku pati viktima edhe të plagosur ndodhej në rajonin e Brianskut në Rusi. Shpërthimi i ndodhur gjatë natës në një urë autostradale që kalonte sipër hekurudhës, e shembi atë plotësisht, ndërsa mbetjet ranë mbi një tren të linjës Moskë – Klimovo me 388 pasagjerë në bord që kalonte në atë moment. Një tjetër urë u shemb nga një tjetër shpërthim gjatë natës në Kursk por pa viktima apo të lënduar. Të dy rajonet ku ndodhën ngjarjet janë në kufi me Ukrainën. Hetuesit rusë kanë dyshime të forta për akte sabotazhi të kryera nga shërbimet sekrete ukrainase. Sulmet ndodhën një ditë para se përfaqësuesit e...