Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
100 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore, Izraeli nis operacionet tokësore në shkallë të gjerë në Gaza
👁11816
Ushtria izraelite njoftoi të dielën, më 18 maj, nisjen e operacioneve tokësore në shkallë të gjerë përgjatë veriut dhe jugut të Gazës, si pjesë e një fushate të re të quajtur “Operacioni Karrocat e Gedeonit”, ndërkohë që vendet ndërmjetësuese kanë filluar një raund të ri negociatash për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë e administratës së Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi se “të gjitha spitalet publike” në pjesën veriore të territorit palestinez kanë dalë jashtë funksioni, pasi ushtria izraelite ka rrethuar spitalin e fundit publik që funksiononte në këtë zonë. “Okupimi izraelit ka...