100 ditë në krye të Real Madrid, bilanc pozitiv për Mou-n, por Barcelona…

100 ditë në krye të Real Madrid, bilanc pozitiv për Mou-n, por Barcelona…

José Mourinho ka lënë gjurmët e para në rikthimin te Real Madridi, ku Florentino Pérez e thirri për të fituar sërish dhe për t’iu kundërvënë Barcelonës së Lamine Yamal. Bilanci fillestar është pozitiv: 9 fitore dhe 2 humbje në 11 ndeshjet e para në La Liga dhe Champions, me 81% fitore. Në Europë, Reali ka mposhtur Interin dhe Romën, ndërsa në “Bernabéu” i ka fituar të gjashta ndeshjet, me 19 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Barcelona, megjithatë, vazhdon me pikë të plota. Mourinho ka rikthyer qetësinë dhe hierarkinë në dhomat e zhveshjes, ndërsa skuadra po kalon një periudhë më të mirë edhe sa iu përket dëmtimeve. Courtois, Mbappé dhe Valverde duken të paprekshëm, por trajneri ende kërkon formacionin ideal. Sfida kryesore mbetet...