10 vjet pa Naile Hoxhën, këngëtaren që po i mungon skenës sonë

10 vjet pa Naile Hoxhën, këngëtaren që po i mungon skenës sonë

Dhjetë vite më parë, Shkodra humbi një nga zërat e saj më të bukur. U nda nga jeta Naile Hoxha, këngëtarja që për dekada e kishte mbajtur këngën popullore shqiptare në lartësinë e një rrëfimi shpirtëror. Por atë ditë nuk vdiq kënga e saj, nuk mund të fikej jehona e këndimshme e atij kushtrimi ëmbëlak. Me dorëzimin e frymës së fundit, ajo hyri përfundimisht në atë hapësirë ku artistët nuk maten më me praninë e tyre fizike, por me gjurmën që kanë lënë, me thesarin që pasuron traditën e këngës. Dhe vjen një ditë që ligjësia e jetës e shkruan me rreptësinë e fatit fundin e një udhe, por jo të asaj që ishte rrugëtimi. Mund të mbyllen buzët që i sollën në jetë atë...