10 filmat që tërhoqën vëmendjen e Vogue në Festivalin e Filmit në Toronto
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto e mbylli edicionin e këtij viti mes premierave, emrave të njohur të kinemasë dhe filmave që tashmë po tërheqin vëmendjen e sezonit të çmimeve. Mes prodhimeve më të zhurmshme, Vogue veçoi dhjetë filma që, sipas kritikëve Taylor Antrim dhe Lisa Wong Macabasco, sollën në ekran histori të errëta, performanca të spikatura dhe qasje të ndryshme ndaj kujtesës, identitetit, humbjes dhe marrëdhënieve njerëzore. Një prej tyre është La Gradiva, debutimi në regji i kinematografes franceze Marine Atlan. Filmi ndjek një grup nxënësish parizianë gjatë një udhëtimi shkollor në Pompei. Mes provimeve, miqësive, dashurive të para dhe pasigurive për të ardhmen, të rinjtë përballen me një botë që duket se po ndryshon bashkë me ta. Filmi, i cilësuar për bukurinë e...
Burimi:
kultplus.com