1 miliard euro nga teknologjia/ Rama zbulon objektivin e madh deri në 2030
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin e Dytë të Inovacionit, ku në fokus ishte zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe sektorit të teknologjisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rritja e sektorit, numri i profesionistëve dhe objektivi për rritjen e eksporteve të teknologjisë, ndërsa theksoi nevojën për të përshpejtuar hapat në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike dhe shërbimeve digjitale. Rama theksoi nevojën për ngritjen e një strukture publike cloud, kapaciteteve kombëtare kompjuterike dhe data centerave, për të garantuar akses të sigurt në të dhënat shtetërore dhe për të përshpejtuar shërbimet digjitale. Ai nënvizoi gjithashtu se sektori privat mbetet pas në digjitalizim, ndërsa synimi është që eksportet e teknologjisë të arrijnë në 1 miliard euro, duke vijuar mbështetjen për startup-et. “Janë tre...
Burimi:
ntv.al