Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zyrtarisht 241 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Indi, i vetmi i mbijetuar një shtetas britanik
👁12021
Air India ka konfirmuar se nga 242 personat në bordin e avionit të saj që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë, të gjithë vdiqën përveç një personi. I mbijetuari i vetëm është një shtetas britanik me origjinë indiane. “Me keqardhje ju njoftojmë se nga 242 persona në bord, 241 janë konfirmuar viktima. I mbijetuari i vetëm po trajtohet në spital”, tha Air India në një deklaratë. Në avion ishin 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Pasagjerët përbëheshin nga 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, 7 shtetas portugezë dhe 1 shtetas kanadez. Theksojmë se nga përplasja e avionit me një...