Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zyrtari në Bulqizë godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve, përplasja për një karrige të dëmtuar
👁6787
Sherri për një karrige mes dy zyrtarëve në Bulqizë ka përfunduar në polici. 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren, Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD). Çështja është referuar në Prokurorinë e Dibrës. “U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...