Zyrtari i IKMT i pranishëm personalisht në zonë/ Krijohen përplasje me banorët: Ju kemi toleruar jashtë mase, kemi…

Zyrtari i IKMT i pranishëm personalisht në zonë/ Krijohen përplasje me banorët: Ju kemi toleruar jashtë mase, kemi…

Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, ishte personalisht i pranishëm në zonë dhe u përball me protesta të qytetarëve, të cilët kundërshtuan prishjen e disa objekteve. Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Në një debat të drejtpërdrejtë me banorët, Mete tha se banorët kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre. “Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy...
Burimi: Sot.com.al