Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyrtari i FBI-së që i rezistoi administratës Trump shkarkohet nga Byroja
Një zyrtar i lartë i FBI-së, Brian Driscoll, i cili shërbeu si drejtor në detyrë në fillim të administratës Trump, po detyrohet të largohet nga pozicioni i tij. Lajmi vjen në mes të një “spastrimi” më të gjerë të personelit, që ka tronditur agjencinë e zbatimit të ligjit, sipas dy burimeve të Associated Press. Driscoll, një agjent veteran me një karrierë të gjatë në Byro, njihet për faktin se së bashku me zëvendësdrejtorin e atëhershëm, Rob Kissane, i rezistoi kërkesave të administratës Trump për të dorëzuar emrat e agjentëve që morën pjesë në hetimet për sulmet e 6 janarit 2021 në Kapitol. Rrethanat e largimit dhe “spastrimi” i gjerë Deri tani, rrethanat e shkarkimit të Driscoll nuk janë bërë të qarta, por dita e tij...