Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zyrtarët perëndimorë përballë iranianëve në Gjenevë! Sekretari i Jashtëm britanik: Gjatë dy javëve të ardhshme, mund të arrihet një zgjidhje diplomatike
Nisin negociatat e para zyrtare për çtensionimin e situatës mes Izraelit dhe Iranit. Diplomatët kryesorë të Evropës po zhvillojnë bisedime me ministrin e Jashtëm të Iranit, në Gjenevë, me në fokus shqetësimin për programin bërthamor të Teheranit, që nxiti luftën mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti në një hotel në qytetin zviceran për takimin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ky është takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë, që nga fillimi i konfliktit...