ZYRTARE/ Shkëmbi nuk është pjesë e projektit të ri, Tirana largon trajnerin

ZYRTARE/ Shkëmbi nuk është pjesë e projektit të ri, Tirana largon trajnerin

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Klubi bardheblu ka përcjellë lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. Klubi më i titulluar në vend do të nisë një projekt të ri për sezonin e ardhshëm dhe Shkëmbi nuk do të jetë pjesë e këtij projekti. “Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese...
Burimi: Sportekspres.com