Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zyrtare/ Retegui kalon në Arabinë Saudite, paga marramendëse e sulmuesit
Sulmuesi italian Mateo Retegui i është bashkuar ekipit të Ligës Profesionale Saudite, Al-Qadsiah. Retegui, golashënuesi më i mirë i Serie A të sezonit të kaluar te Atalanta, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare. Nuk u publikuan detaje financiare, por mediat italiane bëjnë me dije se operacioni ka kushtuar rreth 65 milionë euro. Lojtari do përfitojë plot 20 milionë euro në sezon, shifër kjo që është disa herë më e madhe se ajo që përfitonte te bergamaskët. Përveç Atalantës, në Itali Retegui ka luajtur edhe për Genoan. Në CV e tij ka edhe skuadra argjentinase si Tigre dhe Estudiantes.