Zyrtare! Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale

Zyrtare! Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të premte datën e zgjedhjeve lokale. Sipas dekretit të presidentit, zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 9 maj 2027. Vendimi vjen pas konsultimeve që kreu i shtetit zhvilloi gjatë paradites me partitë politike, ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Partitë e opozitës e refuzuan në bllok ftesën e Presidentit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Presidenti u bëri thirrje subjekteve politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa dhe kandidatë, duke garantuar një proces të drejtë, konkurrues dhe në përputhje me standardet demokratike. Zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të jenë të parat që do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale me 46 bashki, të miratuar vetëm me votat e...