Zyrtare: Jake Paul rikthehet në ring pas thyerjes së nofullës, duel me kampionin e kickbox ditën e Krishtlindjes
Jake Paul ka konfirmuar kampionin e kikboksit, Cedric Doumbe, si kundërshtarin e tij për rikthimin në ringun e boksit në Dubai, në prag të Krishtlindjeve. Kjo është ndeshja e parë e Paul që kur u përball me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë Anthony Joshua. Në atë ndeshje, Paul pësoi thyerje të nofullës pas një goditjeje në raundin e gjashtë. Gjatë vitit 2024, YouTuber-i i kthyer në boksier u ndesh gjithashtu me Mike Tyson, i cili në atë kohë ishte 58 vjeç. Që nga debutimi i tij profesional, ai ka regjistruar një bilanc prej 12 fitoresh e 2 humbjesh, përfshirë shtatë fitore me nokaut. Doumbe është ish-kampion bote në kikboks (në peshën “welterweight”), titull të cilin e ka fituar dy here, me një bilanc...
Burimi:
telesport.al