Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zyrtare/ Hasi do të vijojë të drejtojë Anderlehtin
Besnik Hasi do të vijojë të jetë trajner i Anderleht edhe për sezonin e ri. “Jam krenar dhe i lumtur për besimin që klubi më ka dhënë dhe mezi pres të vazhdoj punën time. Gjatë javëve të fundit kam mundur të përjetoj nga afër atë që funksionon mirë dhe ato aspekte që kërkojnë përmirësim në skuadrën e parë. Dua ta përdor këtë njohuri, së bashku me drejtuesit sportivë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt sezonit të ardhshëm”, tha Hasi. Kujtojmë që Hasi firmosi me këtë ekip para fillimit të Play Off-it.