Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zyrtare: Ardon Jashari transferohet te Milani, kontratë deri në vitin 2030
Milani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ardon Jasharit, mesfushorit me origjinë shqiptare, nga skuadra belge Club Brugge. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2030, duke u bërë pjesë e projektit të ri të kuqezinjve. Jashari e nisi karrierën te Luzern, ku debutoi në ekipin e parë në vitin 2020 dhe grumbulloi 102 paraqitje dhe 9 gola, para se të transferohej te Brugge në vitin 2024. Atje u bë titullar i padiskutueshëm, duke shënuar 4 gola në 52 ndeshje dhe duke ndihmuar ekipin të fitonte Kupën e Belgjikës. Në arenën ndërkombëtare, Jashari ka përfaqësuar Zvicrën, duke debutuar në vitin 2022 dhe duke grumbulluar deri tani katër paraqitje me përfaqësuesen helvete. Ky transferim shënon një hap të madh në karrierën e tij, ndërsa tifozët...