Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron policisë shqiptare pajisje të teknologjisë së lartë, Proda: Do përmbushin me efikasitet detyrat funksionale
100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA). Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda falënderoi Ambasadorin dhe BKA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe theksoi se pajisjet e dhuruara do të përdoren me përgjegjësi të plotë...