Zv/kryeministrja Albana Koçiu për protestën: Dhunë e orkestruar, të rinjtë po përdoren

Zv/kryeministrja Albana Koçiu për protestën: Dhunë e orkestruar, të rinjtë po përdoren

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar ndaj episodeve të dhunës gjatë protestës përballë Ministrisë së Arsimit, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimin e pronës publike. Koçiu e cilëson të trishtë degradimin e kulturës së protestës në dhunë, duke ironizuar edhe pretendimin se kjo dhunë është “provokuar” nga pllakat e trotuareve. “Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje”, shprehet zv.kryeministrja, duke theksuar se hedhja e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe dëmtimi i pronës publike, nuk përfaqësojnë mënyrën se si duhet të shprehet rinia. Sipas Koçiut, përdorimi i të rinjve në akte të tilla shërben për të mbuluar, siç shprehet ajo, paaftësinë politike të atyre që qëndrojnë pas tyre. ”E trishtë...