“Zullumet e llojllojshme do të bëhen më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit

“Zullumet e llojllojshme do të bëhen më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të enjte Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit. Ai theksoi se me Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit ata që duan të veprojnë në mënyrë të paligjshme do ta kenë më të vështirë. Kjo ka nisur punën, u shpreh Rama, për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit. Kryeinspektoriati do të mbulojë aktivitetet shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve. “Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit. Videoja është një fragment i shkurtër i...