Zonja Vdekje mori me vete Pitarkën
“Dua të jetoj, jo të vdes në skenë. Skenës dua t’i jap frymë, energji”. Dhe e bëri këtë deri në moshën 82-vjeçare. Vdekjen? “Unë s’kam frikë nga vdekja. Dua të vdes në shtrat”. Dhe vërtet, e priti në shtëpi “Zonjën Vdekje”, qetësisht, ndërsa përjetonte prej ditësh kapriçot e moshës së vonë. 83 vjeç, me shikimin e dobësuar në maksimum, fizikun e rënduar prej moshës dhe lëngimit në shtrat prej një sëmundjeje të gjatë, dje në orët e paradites, dha frymën e fundit, duke lënë pas kujtimet e hershme, vitet kur adhuronte Charli Chaplin-in, kohën kur as e mendonte se një ditë do të bëhej aktor, ditët e vështira të rinisë së hershme dhe shansin që e shndërroi në yll. Historia e një djaloshi të varfër...
Burimi:
kultplus.com