“Zonja e panjohur”, Donald Trump dhe një mision helvetik në Washington

“Zonja e panjohur”, Donald Trump dhe një mision helvetik në Washington

Nga Enver Robelli Pothuaj mbarë Zvicra sot shikon drejt Washingtonit. Avioni Dassault Falcon 900 i qeverisë ka aterruar në Dulles International Airport në Washington, D.C. Në bord janë presidentja e Zvicrës (njëkohësisht ministre e financave), Karin Keller-Sutter, dhe ministri i ekonomisë, arsimit dhe shkencës, Guy Parmelin. Misioni i tyre: ta bindin Donald Trumpin t’i ulë tarifat doganore ndaj produkteve zvicerane. Presidenti amerikan e ka ndëshkuar Zvicrën me tarifë doganore prej 39 për qind. Një masë drakonike kjo, e cila ka shokuar Zvicrën. Shenjat e para nuk janë aq të mira. Ndërsa ministrat zviceranë ndodheshin në ajër duke shkuar drejt kryeqytetit amerikan, Donald Trump tha në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CNBC se kishte folur së fundmi me “kryeministren e Zvicrës”. E vërteta është se...