Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj
Zona e Tajvanit në Tiranë do të ndryshojë përsëri. Kryeministri tha se zona nuk është as si në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as në vitet ’80, kur u ndërtua Tajvani dhe as në vitet 2000, kur ndryshoi përsëri. Gjatë prezantimit të projekteve, kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi rastin për të mbrojtur idenë e ndërtimit të kullave me komunitetin e arkitektëve të huaj. Ata që e sulmojnë këtë, përfshirë edhe mediat ndërkombëtare, e bëjnë nga xhelozia, deklaroi Rama. “Ka diçka shumë të qartë për mua, në gjithë këtë qasje agresive ndaj gjithë këtij procesi, ndaj gjithë këtyre projekteve, që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe që kapen pas nacionalizmit, pas pasaportës, pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas...
Burimi:
javanews.al