I gjithë Peqini një “5D” e madhe/ Zyrtarët e bashkisë dhe një mësues që u bënë pronarë tenderash

I gjithë Peqini një “5D” e madhe/ Zyrtarët e bashkisë dhe një mësues që u bënë pronarë tenderash

Vetëm në dy ditët e fundit, një kompani e quajtur “T&J Construction” SHPK, me seli në Peqin, është shpallur fituese në bashkim operatorësh e tre tenderave me vlerë totale 477 milionë lekë ose rreth 5.3 milionë euro , duke u shtrirë nga jugu në veri të vendit. Maratona e fitoreve nisi më 16 nëntor në Bashkinë Has, ku në bashkim me “ASI-2A CO” SHPK, fitoi kontratën 92.9 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ushqyes të ujëmbledhësit Llakaj, në një procedurë ku u skualifikuan të 7 konkurrentët e tjerë duke e lënë fituese ofertën më të shtrenjtë. Vetëm një ditë më pas, më 17 nëntor, kompania mori dy kontrata të tjera në jug të vendit. Në Bashkinë Sarandë, sërish në bashkim me “ASI-2A CO” SHPK, fitoi...