E pazakontë në Ekuador/ Goditi gjyqtarin me gur, futbollisti pezullohet me 8 vite!

E pazakontë në Ekuador/ Goditi gjyqtarin me gur, futbollisti pezullohet me 8 vite!

Jhon Perlaza, një lojtar i Club Ciudad de Yantzaza, është pezulluar për tetë vjet pasi goditi me gur gjyqtarin gjatë një ndeshjeje të divizionit të tretë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë që kërkonin ndërhyrje kirurgjikale. Incidenti ndodhi tetorin e kaluar, gjatë ndeshjes midis Club Ciudad de Yantzaza dhe Club Rio Aguarico FC. Në minutën e 96-të të ndeshjes, Perlaza, i cili ishte në stolin e ekipit të tij, hodhi një gur drejt ndihmës-arbitrit Lenin Giovanni Ojeda Nunez, duke e goditur drejtpërdrejt në fytyrë. Goditja në fytyrën e gjyqtarit ishte jashtëzakonisht e dhunshme, duke bërë që ai të rrëzohej menjëherë në tokë, duke e kapur fort fytyrën me duar, përpara se të merrte ndihmën e parë. Ndeshja u pezullua. Pamjet e incidentit, të...