Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve që synojnë dekreditimin e personit nën hetim

Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve që synojnë dekreditimin e personit nën hetim

Analisti Preç Zogaj ka reaguar lidhur me masën e “arrestit shtëpiak” dhe “pezullimit nga detyra” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, duke e cilësuar çështjen si të pashembullt dhe me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Zogaj u ndal te akuzat e ngritura ndaj ish-drejtoreshës, duke theksuar se ato janë veçanërisht të rënda për shkak të funksionit që ajo mbante në krye të institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare. “Janë dy vepra penale shumë të rënda nga vetë kreu i SHISH, i cili duhej të ishte pararojë e sigurisë kombëtare. Këtu kjo është e rëndë, sepse jo vetëm që nuk është në rolin që i kërkon ligji, por është në rolin e kundërt, duke mbrojtur një person në kërkim. Është e pashembullt kjo”, u shpreh Zogaj. Ai tha...