Zogaj: Protesta kaloi nga flamingot te gurët, Qeveria propozoi një garë durimi
Në emisionin “Trialog” në RTSH-24, analisti Preç Zogaj analizoi kalimin e protestës nga një manifestim paqësor shumëditor në akte dhune me goditje ndaj institucioneve dhe pronës. Sipas tij, ky ndryshim nuk është i papritur, por rrjedhojë e mënjanimit të kërkesave fillestare. “Protesta që zgjati 135 ditë, kaloi nga flamingot, që ishin si simbol i saj, te gurët. Këtu jemi sot. Pra është një ndryshim i madh. Pse ndodhi kjo? Arsyet kanë të bëjnë me indiferencën dhe me qasjen e gabuar të qeverisë perkundrejt kërkesave që paraqiti protesta masive, paqësore.”, tha Zogaj. Zogaj theksoi se reagimi i pushtetit dhe kryeministrit u përqendrua në ruajtjen e pozicioneve komode dhe konsolidimin e brendshëm politik, duke injoruar paketën e reformave ligjore dhe zgjedhore të propozuara gjatë protestës paqësore. “Qeveria...
Burimi:
javanews.al