Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

Analisti Preç Zogaj e cilësoi situatën politike në Serbi pas zgjedhjeve të parakohshme si një ngjarje të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin, por edhe për Evropën. Sipas tij, zhvillimet kërkojnë kohë për t’u studiuar në thellësi, përpara se të nxirren përfundime përfundimtare mbi natyrën dhe pasojat e tyre. Zogaj theksoi se nga rasti i Serbisë, ashtu si edhe nga përvoja e Hungarisë, mund të nxirret një mësim i rëndësishëm për Shqipërinë, që asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës së qytetarëve kur ata vendosin të ndryshojnë qeverinë dhe drejtimin politik të vendit. Ai nënvizoi dy kushte themelore për realizimin e ndryshimit politik. Së pari, ekzistenca e një alternative të besueshme politike. Sipas tij, pa alternativë nuk mund të ketë ndryshim të qëndrueshëm. Së...