Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Zjarri vijon të jetë aktiv në pyllin midis Gjinoqarës, Drenies dhe Lofkëndit
Zjarri që ka përfshirë pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë, Drenie dhe Lofkënd, vijon të jetë aktiv edhe këtë mëngjes. Pavarësisht përpjekjeve intensive të forcave zjarrfikëse dhe trupave ushtarake të repartit të Poshnjes, flakët nuk janë neutralizuar plotësisht.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Shpërthimet e befta të vatrave, të nxitura nga qilimi halor shumëvjeçar, dhe terreni i thyer vijojnë ta bëjnë të vështirë ndërhyrjen nga toka. Deri më tani, janë djegur mbi 5 hektarë pyll dhe shkurre, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të erës dhe thatësisë. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse nga Mallakastra dhe Patosi, si edhe trupa ushtarake, të cilët po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën. Autoritetet u bëjnë...