Zjarri tek inceneratori i Elbasanit aktiv prej 4-ditësh! Tymi toksik mbulon zonën, qytetarët në protestë

Zjarri tek inceneratori i Elbasanit aktiv prej 4-ditësh! Tymi toksik mbulon zonën, qytetarët në protestë

PAMJE NGA VENDNGJARJA ELBASAN-Vazhdon për të katërtën ditë radhazi zjarri në landfillin e Elbasanit! Vatra vijon të jetë aktive në vendgrumbullimin e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, ndërkohë që në të gjithë zonën dhe qytetin vijon të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane.  Edhe pse në terren po operohet me mjete të shtuara dhe ndërhyrje nga ajri, ende nuk kanë mundur që t'i vendosin nën kontroll flakët. Ndërkohë, mijëra banorë që jetojnë në Elbasan ankohen për ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave. Qytetarët kanë paralajmëruar një protestë për katastrofën mjedisore që...
Burimi: Zeri.ai