Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri shkrumbon 3 hektarë kullota në Gjirokastër, rrezikohet një banesë në fshatin Palokastër
👁8886
Një zjarr masiv ka rënë rreth një orë më parë në afërsi të fshatit Palokastër, Bashkia Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë kodrën e fshatit, duke rrezikuar një banesë aty pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për izolimin e flakëve në afërsi të banesës. Në operacion morën pjesë 12 zjarrfikës, dy automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbështetëse. Zjarri ka shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota dhe shkurre. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.