Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri përfshin tre biznese në plazhin e Radhimës, zbardhen detajet
👁5977
Një zjarr i madh ka përfshirë dy beach bar-e dhe një restorant në plazhin e Radhimës, duke shkaktuar dëme të mëdha.Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Sipas zjarrfikësve zjarri ka prekur dy beach bar-e dhe një restorant të vendosur pranë plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth, raporton korrespondenti i Top Channel...