Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar shumë pranë banesave të fshatit. Sipas informacioneve nga terreni, as banorët, as shërbimi zjarrfikës, as strukturat e bashkisë apo të pyjores nuk janë duke ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Përhapja e zjarrit po ndihmohet nga era e fortë, çka po e përshpejton drejtimin e tij në drejtim të shtëpive, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg. Nëse nuk merren masa urgjente, situata rrezikon të përshkallëzohet dhe të shkaktojë dëme materiale, por edhe...