Zjarri përfshin pyllin me pisha në Çërrilë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi
Zjarri në Çërrilë FIER- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllëzuar me pisha në Çërrilë të Fierit, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Menjëherë pas njoftimit për situatën, në vendngjarje janë nisur shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për momentin, po vijojnë përpjekjet e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e prekur nga zjarri dhe shkaku i rënies së tij./ZËRI
Burimi:
zeri.ai