Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarri përfshin masivin pyjor në Qafë Buall, Rruga e Arbrit mbulohet nga tymi, alarmohen banorët
Zjarri në Qafë Buall BULQIZË- Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune zonën e Qafës së Buallit. Një masiv me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos, është përfshirë nga flakët të cilat kanë marrë përmasa të madha. Temperaturat ekstreme dhe era kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar një pikë karburanti dhe disa biznese që ndodhen pragjatë Rrugës së Arbrit. Banorët e zonës shprehen se situata është alarmante dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga zjarrfikësit. Ndërkohë, segmenti i Rrugës së Arbrit në këtë zonë është mbuluar nga tymi...