Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës, vijon puna për shuarjen e flakëve
Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, pranë qytetit të Kukësit. Edhe pse intensiteti i tymit që përhapej në drejtim të qytetit është zbehur, flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll. Në terren janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, një fadromë, një eskavator dhe katër kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon pa ndërprerje, ndërsa vështirësitë janë të mëdha për shkak të terrenit dhe natyrës së materialeve të djegshme. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një...