Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi mbulon qytetin dhe zonat përreth
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz, në orët e para të mesnatës. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës me hedhje uji, vatra ende nuk është shuar. Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit. Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës. Zjarri ka përfshirë një perimetër të gjerë brenda pak...