Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në tregun ambulant në Durrës, bllokohet qarkullimi rrugor, 4 zjarrfikëse në terren. Dyshohet se…
Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh. Katër makina zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve. Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në treg, por edhe në vitet e shkuara ka pasur shpërthime zjarri. Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja ose aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe kushteve jo të sigurta të tregut.